Lajme Rajon 

Nxit shqetësime paralajmërimi për ngritje xhamish nga Turqia krahas shtëpive në Laç

Turqia është shtet që reagoi në kohë rekord për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ekipe inxhinierësh për verifikimin e banesave, ndihma të rëndësishme për përballimin e krizës humanitare dhe qindra ekspertë që kanë ardhur këto ditë për të ndihmuar popullin shqiptar.

Ndihma e Turqisë nuk është kufizuar vetëm në dhënien e ndihmës në ditët e para, por është ndër shtetet e pakta që ka dhënë folur konkretisht dhe për procesin e rindërtimit. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dy ditë pas tragjedisë premtoi ndërtimin e 500 apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti. Është ndihma më bujare që një shtet i huaj ka dhënë për Shqipërinë, në këto ditë të vështira dhe për këtë duhet falënderuar. Duke vepruar shumë më shpejt se vendet e BE, të cilat po mendohen pak si gjatë për situatën në Shqipëri, Rexhep Taip Erdogan mobilizoi dje donatorët e Konferencës Islamik dhe Bankës së Zhvillimit Islam.

Ndihma e bujare e Turqisë për Shqipërinë ka nxitur disa shqetësime që nuk lidhen direkt me tërmetin. Pjesë e ndihmës është dhe ndërtimi i disa xhamive në zonat ku do të ngrihen objektet dhuratë nga qeveria turke. Duket si debat i panevojshëm dhe për një pjesë cilësohet “luks” ky diskutim, por zgjedhja e zonës së Laçit për të ndërtuar xhami duket si një investim gabuar. Afër zonës apo rrethinave Laçit, Lezhës , Kishës së Laçit etj, një objekt i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe identitetit kulturor shqiptar, ndërtimi i disa apo qoftë edhe 1 xhami në vitin 2019 bashkë me disa pallate zgjidhë krizën e ndërtimit, por krijon probleme të tjera, raporton Koha Jonë.

Përballë Kishës së Shna Ndoit në Laç a ka mundësi një mëndje djallëzore të ketë projektuar xhami të mëdha e moderne?!

Meqë këto ditë media po akuzohet për “Fake News” do të donim që dhe ky të ishte një “fake neës”, por ambasadori i Turqisë në Shqipëri nuk e ka mohuar ndërtimin e objekteve kulturore si pjesë e ndihmës turke. Po ashtu dhe prania e Edi Ramës në Konferencën Islamike është tjetër dëshmi e një donacioneve me orientim fetar. E megjithatë duhet pranuar se kryeministri po luan të gjitha kartat për të strehuar njerëzit.

Por duhet sqaruar publiku, sidomos i zonës së Laçit, një zonë katolike e mirëfilltë nëse 500 shtëpitë turke do jenë edhe me xhami në mes.

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial