Nushi-deputetit të VV’së: Po përpiqeni të përfitoni mbi kufoma

Deputeti i VV’së, Agon Batusha, sot përmes një postimi në profilin e tij zyrtar kishte dhënë informata se në spitalin e Gjakovës kanë vdekur 5 persona vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Një informacion të tillë e kishte demantuar menjëherë Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës duke bërë thirrje që të bëhet kujdes me informacione të tilla për shkak të ndjeshmërisë.

Një veprim të tillë të deputetit Batusha e ka kritikuar ashpër Sekretari Organizativ i PSD’së, Nol Nushi.

Nushi ka thënë se veprimet e tilla s’kanë të bëjnë me të bërit opozitë por sipas tij VV po synon të përfitojë politikisht duke shkelur mbi kufoma.

“Kjo nuk eshte opozite, eshte morbiditet. Te tentosh te perfitosh politikisht mbi kufoma, te cilat as qe ekzistojne, nuk ka asnje shpjegim pervec poshtersise.

Edhe me e rende behet situata kur keso “kritika” vijne nga nje deputet si Agoni, i cili mendohet qe sjelle nje opozitarizem te ri ne Kuvend”, ka shkruar Nushi.

Ardian H

Read Previous

I publikon emrat e 28 të vdekurve nga Covid – 19 të Prishtinës – Shpend Ahmeti ka një apel

Read Next

Edhe 92 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, katër të vdekur