Bota Lajme 

Numri i vdekjeve në fatkeqësinë e vullkanit në Zelandën e Re arrin në 17

Personi i shtatëmbëdhjetë ka vdekur në fatkeqësinë e vullkanit në Ishullin e Bardhë, ka konfirmuar policia.

Viktima i fundit që vdiq të dielën, ishte duke u kuruar në spitalin Middlemore në Auckland.

“Vdekja e këtij personi rrit numrin zyrtar në 17, 16 prej të cilëve vdiqën në Zelandën e Re dhe një në Australi”, thuhej në deklaratë.

Gjithsej 47 njerëz – përfshirë 24 australianë – ishin në ishull në kohën e shpërthimit vdekjeprurës më 9 dhjetor, transmeton Telegrafi.

Dy mbeten të zhdukur dhe prezantohen të vdekur, ndërsa 28 po trajtohen në spitalet e Zelandës së Re dhe Australisë pasi pësuan lëndime të rënda në djegie.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial