Nuk ka urë, nxënësit kalojnë lumin me tenxhere për të shkuar në shkollë

Fëmijët e vegjël në rrethin e Assam, Biswanath rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Në një video të publikuar ata shihen duke kaluar lumin e rrëmbyeshëm me tenxhere alumini.

Fëmijët në fshatin Sootea hipin në tenxheren e madhe së bashku me çantat e shkollës dhe më pas duke përdorur dy duart shtyjnë enën drejt bregut të lumit.

Nuk ka ura apo anije që të shkojnë në shkollë.

Dhe të njëjtën mënyrë transporti përdorin për t’u kthyer në shtëpi.

Gazetari

Read Previous

Grabovci mungon në seancën e parë për rastin ‘Pronto’

Read Next

Forca e Kosovës është në “krahët” e saj