Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqija

Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqijaCila është grada e saktësimit të këtij hadithit dhe kush është kuptimi i tij: “Nuk do të ndodh Kiameti vetëm se mbi krijesat më të këqija te Allahu.”?Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Hadithi është autentik. E transmeton imam Hakimi në “El-Mustedrak”[1]dhe ka thënë: “Zinxhiri i tij është autentik.”Kuptimi i tij është i qartë: Në kohën e fundit kur të ndodh Kiameti do të merren shpirtrat e besimtarëve, siç transmetohet në hadith, dhe nuk do mbesin (në tokë) veçse jobesimtarët. Dhe mbi ta do të ndodh Kiameti
Pyetje: Hadithi tjetër: “Nuk do të ndodh Kiameti deri në tokë të ketë njerëz që thonë Allah, Allah”.[2]
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Nuk do të ndodh Kiameti veçse mbi krijesat më të këqija dhe jobesimtarët. Ndërsa besimtarëve do u merren shpirtrat para kësaj.
“El-Munteka min fetaua fadileh esh-Shejh Salih bin Feuzan bin Abdullah el-Feuzani” vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme[1] (4/494) me tekst “vetëm se mbi krijesat më të këqija”. Po ashtu e transmeton Muslimi në “Sahihun” e tij (4/2268)[2] Muslimi në “Sahihun” e tij (1/131) prej hadithit të Enesit radijAllahu anhu./udhaebesimtareve.com/

Gazetari

Read Previous

Shenjat e vogla të Kijametit

Read Next

Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës