Nuk anulohet takimi në Washington, Grenell thotë se pala kosovare do të përfaqësohet nga Kryeministri Hoti

Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar emisari i Trump, Richard Grenell, dhe vetë nga zyra e Thaçit në Prishtinë.

Megjithatë takimi i 27 qershorit nuk do të anulohet. Siç ka shkruar Richard Grenell, takimi në Washington do të realizohet dhe Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Presidenti i Kosovës sapo më informoi që ai ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas aktakuzës që u bë publike nga Zyra e Prokurorit Special. Respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takim derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.

Ai tutje ka thënë se takimi i të shtunës nuk do të anulohet, dhe se presidenti Vucic do të jetë në takim bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Ne shikojmë përpara drejt diskutimeve të së shtunës që do të drejtohen nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell./Express/Richard Grenell@RichardGrenell

We look forward to Saturday’s discussions which will be led by President Vucic and Prime Minister Hoti. https://twitter.com/richardgrenell/status/1275825002458296322 …Richard Grenell@RichardGrenellThe President of Kosovo has just informed us that he has canceled his trip to Washington, D.C. following the announcement made by the Special Prosecutors Office.
I respect his decision not to attend the discussions until the legal issues of those allegations are settled.
5556:17 PM – Jun 24, 2020Twitter Ads info and privacy204 people are talking about this

Ardian H

Read Previous

Vuçiq nga Moska për dialogun në Bruksel: Së shpejti, çështje ditësh e javësh e jo muajsh

Read Next

Kurti e shmang emrin e Thaçit, thotë se beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0