Novobërdë: Hajnat e vjedhin një ikonë fetare në kishë dhe 40 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një vjedhje është raportuar në komunën e Novobërdës, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer me forcë derën e objektit ndihmës fetar kishës, derisa sipas tij janë vjedhur një ikonë fetare (vlera nuk i dihet) dhe para të gatshme, në vlerë prej 4000 dinar serb, apo në kundërvlerë 40 euro.

Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime.

“Fsh. Paralovo, Novobërdë29.07.2020 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga persona të panjohur është thyer me forcë dera e objektit ndihmës fetar kishës, që sipas ankuesit janë vjedhur një ikonë fetare (vlera nuk i dihet) dhe para të gatshme, në vlerë prej 4000 dinar serb, apo në kundërvlerë 40 euro. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim

Fitore H

Read Previous

​Vragolia dhe Sllatina mbulohet nga pluhuri i KEK-ut

Read Next

Kryeministri Hoti: Isha në ndeshje si pjesë e ceremonisë zyrtare, s’pati shikues