Noizy kërkon të bëhen 27 mijë komente në postimin e tij për të publikuar nesër këngën e re “Nuk je bad”

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Artisti, i cili më 3 prill do të prezantojë albumin e ri “Epoka”, së fundmi ka kërkuar nga fansat një favor në mënyrë që të publikojë nesër një prej këngëve të këtij albumi.

Ai përmes një videoje të shkurtër të ndarë në llogarinë zyrtare, Instagram, ka kërkuar nga ndjekësit që të bëhen 27 mijë komente në postimin e tij.

“27.000 komente dhe kjo del nesër 27/03 #NUK JE BAD #EPOKA #OTR”, ka shkruar krahas postimit 33-vjeçari, i cili njëherësh ka shpërndarë edhe një fragment nga klipi.Lexo po ashtu:Noizy publikon albumin e ri “Epoka” më 3 prill

Deri më tani, videoja e reperit të njohur ka arritur të grumbullojë mbi 12.590 komente dhe 27.513 pëlqime.

“Nuk je bad” është pjesë e albumit të ri të Noizyt, këngët e të cilit do i sjellë pa klipe për shkak të situatës së krijuar në vend.

Përkundër emrave të rinj në skenën e hip-hopit, Noizy vazhdon të jetë në top formë dhe shumë i pëlqyer nga mbarë audienca shqiptare.

Ardian H

Read Previous

Mbret i golit në Serie A, Lazio përgatit ofertën e rinovimit për Immobilen

Read Next

Ish-kryetari i LDK’së në Gjermani kritikon rrëzimin e Qeverisë