Njeriu më i fortë në botë në shekullin e 19-të ishte nga Vushtrria

Sipas të dhënave dhe dokumenteve që gjenden në arkivat e Stambollit, njeriu më i fortë në botë ka qenë pikërisht një shqiptar. I lindur më 1857, në një qytezë të lashtë të Kosovës, që shtrihet afër lumit Silnica, nga babai Rasimi dhe nëna Hatiqja, Jusuf Koca, pasi mobilizohet me dhunë dhe bëhët Asker / ushtar turk /, shumë shpejt do të bëhet njëriu më i fuqishëm në botë.

Duke ju referuar dokumenteve tjera , përshkrimit dhe pozitës gjeografike të vendit të tij të lindjes,supozohet se kampioni i botës në mundje, ka lindur në qytezën e Vushtrrisë, shkruan lajmiexpress.net.

Në moshën 10 vjece, thuhet se Rasim Koca, së bashku me prindër dhe farefisin e gjërë, ishte shpëngulur në Novi Pazar.

Si fëmijë ai ishte shtatlart dhe më i avancuar se mocanikët e brezit të tij. Me moshën njëzet e dy vjet do të mobilizohet në ushtrinë osmane ku , së pari do të shërbej në Yeni Pazar dhe pastaj në Turqi.

Ai ishte shumë i guximshëm dhe kishte një forcë të madhe fizike. Në moshën 35 vjecare, me kërkesë të shkrimtarit të shquar, Rize Tehvika ,të cilin e kishte shok dhe mik të ngushtë, Jusufi do të bëhet pehlivan (mundës). Në Turqi, ai u konsiderua për një Herkules të ri.

Pasi në Perandorinë Osmane nuk ka pasur një kundërshtar të denjë, me kërkesë të Ushtrisë kompetente turke, ai shkoi në Evropë, ku ai filloi të shënojë rezultate të mahnitshme, duke mundur cdo kundershtar që i dilte përpara.Në këtë mënyre Jusufi ka përhapur lavdinë e Turqisë në mbarë botën.

Pasi ë Evropë Jusufi u bë fortesë e pathyeshme , ai shkoi në Amerikë, ku ai fillon të përballet për nderë dhe për para. Tre mundësit më të fuqishëm në atë kohë ishin amerikanë. Evan Leëis, me origjinë jermene, një kolos i paparë, Robert Monogian,amerikan dhe kazakistanezi Kizilcikli Mahmut, vetem ndërronin brezin e kampionëve.

Por,në vitin 1898, Jusufi që mbante nofkën “turku i tmerrshëm”,arriti që të mundë të tre kampionët në një garë tre ditëshe, duke fituar epitetin e më të fortit në botë dhe cmimin prej $ 8,000.

Koca-Yusuf

Pas përfundimit të kampionatit , më 4 korrik 1898, Jusuf ishte nisur me anije për në Evropë. Gjatë atij udhëtimi, pranëSkocisë së Re, anija ngeci në rërë dhe 600 pasagjerë u përmbytën në ujë. Me forcën e paparë Jusufi ishte në gjendje për të shpëtuar rreth tridhjetë njerëz, por jo edhe veten.

Pas kësaj tragjedie shumë shtete tentuan të përvetsojnë origjinën e Jusuf Kocas.

Duhet të theksohet se të dhënat zyrtare mbi vendlindjen e Jusufit, emri i të cilit pastaj shndërrohet herë në Josef, Iozef, do të mbetet enigmë. I vetmi burim edhe më tutje mbetet nga dokumentet turke se ai ka lindur në një qytezë të vogël dhe të vjetër afër lumit Silnica .

Sipas Federatës Ërestlin të Skocesë dhe gazetarit sportive ,William Baxter, Jusufi ka lindur në Bullgari. England Ërestling Federation dhe Graham Kent pohojnë se ai ka lindur në Francë. Por e vërteta është vetëm një,Jusuf Koca ka lindur në Vushtrri. Këtë e dokumentojnë edhe histrorianët ,duke pohuar se familja Koca, në të vërtët është quajtur Koça dhe kanë jetuar në lokalitetin e Vushtrrisë deri në fillim të Luftës së parë botërore.

Edhe një dhënë shumë interesante për këtë kampion bote në mundje.Në moshën kurrë arrinë pjekurinë dhe kulmin e sukseseve, Jusufi u takua me grua të bukur bullgare me emrin Nafiye Ismailov. Për shkak të dashurisë së tepruar për të, ai e përdori emrin e saj gjatë luftimeve në Amerikë., por shumë shpejt u dëshpërua, sepse bullgarja e tradhëtoi me një industrialist të fortë amerikan. /faktiditor.ch/

Gazetari

Read Previous

Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Read Next

Agim Ademi flet pas takimeve me Infantinon dhe Çeferinin