Një tjetër emër i njohur del pozitiv me koronavirus

Jeff Shell ka folur për diagnostikimin  pozitive me koronavirus.

Drejtori i Përgjithshëm i sapo emëruar i NBCUniversal konfirmoi lajmin në një memorandum për stafin, raportoi Variety të enjten (26 mars), transmeton Indeksonline.

“Kohët e fundit nuk jam ndjerë mirë dhe sapo mësova se kam dalur pozitive për Covid-19. Megjithëse virusi ka qenë i vështirë për t’u përballur, unë kam arritur të punoj nga distanca në LA dhe jam duke u përmirësuar çdo ditë, “shkroi ai në memo.

“Fatkeqësisht, një nga kolegët tanë nuk ishte në gjendje të shërohej nga virusi. Javën e kaluar mësuam Larry Edgeworth , një teknik i dashur audio në NBC Neës, ndërroi jetë dhe zemrat tona shkojnë te familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, ” vazhdoi ai.

Shumë yje gjithashtu kanë dal pozitive me koronavirus  dhe kanë vazhduar të sjellin mesazhe për të respektuar masat parandaluese./Indeksonline/

0 Reviews

Write a Review

Fitore H

Read Previous

Haziri: Kurti tash të sillet konform Kushtetutës, s’e largojmë Vjosa Osmanin nga partia

Read Next

Kryetari i Vushtrrisë akuza ndaj IKSHP: Mostrat i dërguam me 18 mars, pacienti me COVID-19 u shpall me 25 mars