nje tjeter Aksident trafiku me fatalitet në Ferizaj

Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, pas lëndime të rënda trupore të marra në një aksident trafiku, transmeton Gazeta NewBorn.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 14;30 në hyrje të Shtimes.

Siç raporton policia, një vozitëse ka goditur nga pakujdesia këmbësoren, L.V., 43 vjeçare e cila kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ajo ishte dërguar fillimisht në ambulancën në Shtime dhe më pas me urgjencë në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.

Gazetari

Read Previous

Kina zbulon detajet për Anijën Kozmike super të rendë Long March 9 dhe raketat e riperdorshme Long Mach 8.

Read Next

Si ndodhi aksidenti i familjes Sadiku nga Suhareka