Lajme 

Një hap më afër koalicionit, VV e LDK dakordohen për marrëveshjen e bashkëqeverisjes

LDK dhe Vetëvendosje kanë treguar se çka u bisedua në takimin e sotëm të dy grupeve punuese nga këto subjekte.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re.

Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme. 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial