NJË GRUA 97 VJEÇARE SHËROHET NGA KORONAVIRUSI

Një grua 97-vjeçare është bërë personi më i vjetër në Korenë e Jugut që shërohet nga koronavirusi, sipas Yonhap News.

Ende nuk ka detaje të tjera rreth saj – por ajo nuk është e vetmja në botë që përkundër moshës e ka fituar betejën me virusin.

Më parë, media media shtetërore kineze Xinhua raportoi se një burrë 100-vjeçar në Kinë gjithashtu ishte shëruar nga virusi. Gazeta thoshte se ai është pacienti më i vjetër i shëruar deri më tani, raporton BBC.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në nivel global, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione me koronavirus dhe 21 287 vdekje.

Ardiana K

Read Previous

Të burgosurit me familjarët e tyre komunikojnë përmes “Skype”, Ministria e Drejtësisë thotë se vendimi po zbatohet

Read Next

Raportohet një person i zhdukur në Prishtinë