Një floktar me Covid-19 por pa simptoma punoi, ndërsa i rrezikoi 91 njerëz nga virusi

Një floktar me koronavirus ka punuar për tetë ditë këtë muaj ndërsa ishte simptomatik, duke ekspozuar më shumë se 91 klientë dhe bashkëpuntorë në Misuri, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Rasti nënvizon kërcënimet e përhapjes së komunitetit në Shtetet e Bashkuara ndërsa bizneset rihapen pas disa javësh kufizimesh për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Në këtë rast, 84 klientët e ekspozuar morën shërbime nga floktari në Great Clips, tha Clay Goddard, drejtor i Departamentit të Shëndetit të Qarkut Springfield.

Përveç klientëve, shtatë bashkëpunëtorë u njoftuan gjithashtu për ekspozimin.

84 klientët potencialisht të ekspozuar do të njoftohen nga Departamenti i Shëndetësisë dhe do t’u ofrohen testime, ashtu si edhe shtatë bashkëpunëtorët, tha Departamenti i Shëndetit i Qarkut Springfield në një deklaratë.

Departamenti shpreson që për shkak se mbulesat e fytyrës ishin veshur gjatë gjithë këtij afati kohor të ekspozimit, asnjë rast shtesë nuk do të rezultojë.

Zyrtarët shëndetësorë ofruan një afat kohor të detajuar për të gjitha vendet që stilisti vizitoi.


Ata nxitën të gjithë ata që mund të kenë shkuar në ato vende që t’i vëzhgojnë simptomat e koronavirusit.

Më shumë se 96,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, ku numri i rasteve të konfirmuara është mbi 1.6 milion, sipas Johns Hopkins.

Misuri ka gati 12,000 raste të infeksioneve dhe më shumë se 600 vdekje./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Smalling nuk pendohet që u largua nga Unitedi: E doja këtë sfidë

Read Next

Kosovarët e ardhur nga Londra nuk hyjnë në karantinë – vetizolohen në shtëpi