Një ditë pasi u varros rezulton i infektuar me COVID-19 një person në Podujevë

Epidemiologia Bedrie Rama ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se dy ditë më parë ka vdekur një person i infektuar me koronavirus në Podujevë.

Sipas saj, viktima ka rezultuar i infektuar me koronavirus një ditë pasi është varrosur.

“Para dy ditësh një person ka vdekur në fshatin Sollobaj, mirëpo nuk ka qenë një herë rezultati, mostra ju ka marrë. Rezultati një ditë pas ceremonisë së varrimit dhe është konfirmuar rezultati pozitiv”, ka thënë Bedrie Rama për Gazetën Sinjali.

Ajo ka apeluar qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, pasi numri i rasteve me koronavirus është duke u rritur vazhdimisht.

“Kisha bërë apel tek qytetarët që nuk janë duke i respektuar masat, numri është në rritje”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar  226 raste me koronavirus.

Ardian H

Read Previous

Në Prizren nuk respektohen masat kundër Covid-19, restorantet e stërmbushura gjatë mbrëmjes

Read Next

Anulohet vendimi për dënim me vdekje ndaj sulmuesit të Maratonës së Bostonit