Lajme Vend 

Nisma: VV ka tentuar të grabis 6 mandatet tona, nga patriotë u kthyen në grabitqar

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate,Billall Sherifi në një konferëncë për media ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD i ka 6 mandate në lëgjilaturën e shtatë të Kuvendit, shkruan Indeksonline.

Sherifi ka thënë se qëllimi i kësaj konference është për të demaskuar vlerësimin e deritanishme të votave.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që përmes votave kriminale të mbushura në Serbi, të përfitoj dhe të grabis 3 mandate që i takojnë 42 votuesve, të Nisma-s.

“Qëllim i kësaj konference është për të demaskuar vlerësimin e votave.

Në fakt nuk paraqesin asgjë se shumë se sa vazhdimin e të keqes ajo që sot na bënë të qëndrojmë përpara jush dhe qyetarëve është fakti se përderisa VV ishte e kënaqur me rezultatin thoshte se janë të jashtëligjshme ishin kontrabandë.

Kur pa që përmes këtyre votave mund të grabis 6 madate u kundërvu duke dërguar ankesa.

Ata u shëndërruan nga patriot në grabitqar.Dëshirojnë të grabisin votat ,mandatet e 42 mijë votuëes të kosovarëve të rregullt

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 mandate.

Të tjerat janë tëndëcë për të grabitur mandate të huaja.

Ku qëndron arsyeja që ka ndyshuar VV? Cila është arsyeja

Askush nuk ka tentu tua zvogëloj mandati por VV ka vendosur që permës votave kriminale të përfitoj dhe të grabis 3 mandate që i takojnë 42 votuesve”, ka thënë ai.

Në fund Sherifi u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndalojën tendëncën për të grabitur, siç ka thënë ai, 6 mandatet e NISMA-s./Indeksonline/

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial