NISMA në “gjueti” të këtij deputeti, kërkon të ri-formojë Grup Parlamentar!

Nisma Social Demokrate e Kosovës për më shumë se dy javë ka mbetur pa Grup Parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Kjo, pasi, nga ‘gjiri i saj’ u largua deputeti, Haxhi Shala. Kësisoj, partia e Fatmir Limajt dhe AKR-ja e Behgjet Pacollit nuk ka numrin e nevojshëm për të qenë grup në këtë legjislativ (6 deputetë).

Deputeti Shala, pas pakënaqësive me Limajn, kaloi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës duke bërë që edhe “de jure” të shuhet GP i Nisma-s, AKR dhe PD.

Mirëpo, cili është skenari që është duke përgatitur subjekti i Limajt?.

Indeksonline mëson se Nisma ka disa ditë që po bën përpjekje për ta bindur deputetin e minoriteteve, Veton Berishën e Egjiptianëve, që t’iu bashkohet grupit të tyre.

Ky u fundit shquhet si deputet tejet profesional dhe i afërt me komunitetin e tij që përfaqëson.

Image may contain: 1 person, suit

Ndryshe, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se me largimin e Haxhi Shalës nga Nisma, kësaj të fundit i humb e drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit, siç janë: përfaqësimi në komisione parlamentare, hapësira të nevojshme për zyrë, staf politik si dhe pozicione tjera.

Në lidhje me përfaqësimet në komisione që është 6 nga pozita dhe 5 nga opozita do të kërkohet ndërkohë, në qoftë se nuk ndryshon diçka në riformim të grupit parlamentar. /Indeksonline/

Veton Berisha

Fitore H

Read Previous

Mali i Zi sërish shpall epideminë e COVID-19

Read Next

Mjeku shqiptar: Infektimi s’ndodh as në mjedise të hapura as në plazh