Nis seanca e jashtëzakonshme për rishikim të buxhetit

Sapo ka filluar seanca e jashtëzakonshme për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Nga kjo seanca varet se a do t’i marrin qytetarët e Kosovës 170 eurot nga Pako Fiskale Emergjente, shkruan IndeksOnline.

Megjithëse pritet që të ketë diskutime, rishikimi i buxhetit mund të kalojë me votat e PDK-së që ashtu si në lexim të parë, mund të mbështesë rishikimin e buxhetit edhe në lexim të dytë.

Fitore H

Read Previous

Kryeministri Hoti: Isha në ndeshje si pjesë e ceremonisë zyrtare, s’pati shikues

Read Next

Arrestohet burri që sulmoi ish-gruan e tij në Viti