show bizi 

Nis rindërtimi i shtëpisë së familjes që mori përsipër Rita Ora pas tërmeteve

Rita Ora ka përgjedhur një familje për t’ia rindërtuar shtëpinë pas tërmeteve në Shqipëri.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë kontributin e saj pas tërmeteve në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ajo përzgjodhi një familje për t’ia rindëruar shtëpinë dhe tani më puna veçse ka filluar.

Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili e ka falënderuar publikisht këngëtaren kosovare.

“Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce!❤ Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë @ritaora. 🏠🙏🏻
Ftoj të gjithë komunitetin e biznesit dhe personazheve të njohur të jetës publike, të cilët kanë mundësi financiare, që të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj situate në kohë rekord”, ka shkruar Veliaj në Instagram.

Ishte edhe Rita ajo e cila ka reaguar nëpërmjet një postimi ku i ka falënderuar të gjithë ata që po japin kontributin e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë./Lajmi.net/

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial