Ngriten 104 aktakuza për 24 orë në Prokuroritë Themelore të Kosovës

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orë të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindekatër 104 aktakuza kundër 119 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 11 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar 3 persona të dyshuar. Kjo prokurori ka paraqitur gjithashtu një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person të dyshuar, si dhe ka ngritur 24 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Prizren për 24 orë ndaluar një person, si dhe ka ngritur 20 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

E në 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Si dhe janë ngritur tre aktakuza për vepra të ndryshme penale ndaj tre personave .

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 33 aktakuza, kundër 41 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur dy aktakuza ndaj 2 personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur 6 aktakuza kundër shtatë 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale

Fitore H

Read Previous

“Kryetare, zërin mos e ngrit”, përplasje në mbledhjen e KQZ-së

Read Next

Rusët votojnë për reformat e kushtetutës së Putinit