NGA ORA 23:30 PROTESTOHET NGA BALLKONET KUNDËR RRËZIMIT TË KURTIT

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë thirrur protestë nga ballkonet kundër miratimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë në Kuvendin e Kosovës të mërkurën.

Në një njoftim të aktivistëve, është kumtuar lajmi se do të zhvillohet protestë nga ballkonet me tenxhere e tepsi.

Njoftimi i plotë:

PROTESTË NË BALLKONE ORA 23:30

Rrehni e theni tepsitë e tenxheret qysh këta naj thyen sonte shpresën (vetëm për momentin)!

Në ora 23:30 dalim protestojmë kundër tradhëtisë së LDK-së. Zhurma e tenxhereve tona do jetë këmbanë për ndryshimin e njëmendtë në Kosovë.

Qeverinë e rrëzuat, por shpresën s’mund të na e grabitni!

Shihemi në zgjedhje!
#meKryeministrin

Ardian H

Read Previous

Mustafa: Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën

Read Next

Albin Kurti shkarkon Avdullah Hotin