Nga Ministria e Pushtetit Lokal tregojnë se a ka pasur Goran Rakiq kontakt me të infektuarin me koronavirus

Gjatë ditës së djeshme, në Ministrinë e Pushtetit Lokal u konfirmua infektimi i një zyrtari me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të kësaj ministrie për të kuptuar nëse ministri i Pushtetit Lokal, njëherit zëvendëskryeministri i Kosovës, ka pasur kontakt me Vallën, zyrtarin e MPL-së.

Nga kjo ministri thanë se as ministri e as kabineti i ministrit nuk ka pasur kontakt me zyrtarin e infektuar.

 “Zyrtarët në fjalë nuk kanë pasur kontakte me kabinetin ose Ministrin”, thuhet në përgjigjen e MPL-së.

Zyra për Komunikim me Publikun në këtë ministri bëri të ditur se deri më tani, janë izoluar dy zyrtarë që kanë pasur kontakt me të infektuarin.

Po ashtu, në përgjigjet e kësaj ministrie, njoftohet se asnjë zyrtar tjetër nuk është testuar për koronavirus.

Ministria e Pushtetit Lokal garanton se do të ndjekë saktësisht të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet nga IKSHP-së dhe do të organizojë punën konform rregullave dhe kërkesave të manualit të IKSHP-së.

Fitore H

Read Previous

Grumbull i madh i qytetarëve në Komunën e Prishtinës, nuk e respektojnë distancën

Read Next

Qytetari në Suharekë dënohet me 100 euro gjobë pasi hudhi mbeturina në një hapsirë publike