Neymari duartroket mjekët: Faleminderit që po i rrezikoni jetët tuaja

Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymari, i ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë për punën e tyre në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Shumica e popullsisë së botës, përfshirë këtu futbollistët e profilit të lartë si në rastin e braziliani Neymar, po inkurajohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për ta limituar sa më shpejt ndikimin e pandemisë globale, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, mjekët dhe infermierët mbeten në vijën e frontit në luftën kundër virusit Covid-19, që ka prekur mbi 245 mijë njerëz në botë dhe i ka lënë të vdekur mbi 10 mijë persona.

Më herët këtë javë, banorët në Itali dhe Spanjë, të cilët janë të vendosur në karantinë, e shfaqën mirënjohjen e tyre për punëtorët shëndetësorë duke i duartrokitur ata.

Neymari e ka ndjekur këtë shembull, duke e publikuar edhe vetë një video ku shihet duke duartrokitur.

“Një duartrokitje e fortë për gjithë profesionistët shëndetësorë. Faleminderit që po e rrezikoni jetën tuaj. #RriniNëShtëpi”, shkroi Neymari mbi video. /Gazeta Express/

Ardiana K

Read Previous

Pacolli i reagon eurodeputetes gjermane: Po përhapni lajme të rrejshme dhe panik

Read Next

India var katër burra për përdhunimin brutal të vitit 2012