Nesër për festën e Bajramit nuk do të ketë masa shtesë, orari i lëvizjes vazhdon në bazë të numrit të letërnjoftimit

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Fitër-Bajramin.

Por për dallim herëve të tjera nuk do të falet namazi i Bajramit nëpër xhamia, e as nuk do të ketë vizita familjare.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se nuk do të ketë masa shtesë, por vetëm ato që janë në fuqi.

Lëvizja e qytetarëve do të bëhet në bazë të numrit të letërnjoftimit të përcaktuar nga MSh-ja.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti.

Ardian H

Read Previous

OBSH: Covid-19 po merr rrugë tjetër në Afrikë

Read Next

Kosova me raste më të dhunshme gjatë pandemisë