Nëse keni bërë këtë gabim në Kosovë, iu pret denimi në Zvicër

Pjesëtarët e diasporës gjatë vizitave të tyre në vendlindje, shpesh herë viteve të fundit kanë shërbyer për të mbushur kronikat e zeza të mediave të atjeshme, si pasojë e shkeljeve të rregullave të shumta në komunikacion.

E lajme për delikte të tilla janë transmetuar edhe në mediat zvicerane.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, kemi pasur rritje të numrit të aksidenteve në komunikacion, ndërsa kryesit e veprave kanë marrë edhe dënimet e përcaktuara me rregullore.

Por, për disa nga nga këta ngasës duket se gjobat nga policia e Kosovës nuk mjaftojnë. Këtu kemi të bëjmë me qytetarët kosovarë, të cilët kanë dyshtetësi, apo edhe janë shtetas të huaj, e që gjobiten në Kosovë.

Në rast se këta ngasës shkaktojnë ndonjë thyerje të rëndë të rregullave të komunikacionit, dosjet e tyre përcillen edhe në vendet përkatëse ta këtyre kundërvajtësve. Dhe, me atë rast për ta, në vendet ku jetojnë mund të procedohet ndonjë lëndë tjetër.

Këtë gjë e konfirmon për albinfo.ch edhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Policisë së Kosovës. Sipas disa informatave, tashmë disa raste janë proceduar për në shtetet prej nga vijnë ngasësit e tillë.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit në Policinë e Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe në përputhje me Vendimin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikes se Kosoves, ka marrë vendim për ndërmarrjen e masave emergjente, për ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë në trafik. Të gjitha informacionet e pranuara nga Divizioni i Komunikacionit rrugor, në rastet kur ka kundërvajtje që shkaktojnë rrezik në komunikacionin rrugor, të kryera nga shtetasit e huaj, dërgohen edhe tek autoritetet e shteteve perkatese prej nga vijnë këta kundërvajtës, përfshirë këtu edhe shtetin e Zvicrës”, thuhet në një njoftim nga drejtoria e lartpërmendur.

Sipas zëdhënsëve të kësaj drejtorie, mbetet nën autoritetetin e secilit shtet, që ne njoftojëe, për të vendosur sipas legjislacionit të tyre përkatës, për marrjen e masave të tjera ndaj këtyre kundërvajtësve.

Duket se deri tash autoritetet zvicerane kanë marrë shumë informacione të tilla, por, siç merr vesh albinfo.ch, vetëm këtë vit ka filluar trajtimi i një lënde të tillë, duke u bërë kështu një precedent për raste të tjera. Për shkak se rasti në fjalë është duke u trajtuar në një gjykatë në Kantonin e Aargau, informatat rreth tij janë të pakta.

Shkëmbimi i informacioneve të tilla mes autoriteteve të të dy vendeve, mëton të ulë kështu numrin e delikteve në komunikacion, ku të përfshirë janë qytetarët me shtetësi zvicerane.

Informacionet dërgohen edhe në Zvicër

Informacionet e pranuara nga Divizioni i Komunikacionit rrugor, në rastet kur ka kundërvajtje që shkaktojnë rrezik në komunikacionin rrugor, të kryera nga shtetasit e huaj, dërgohen edhe tek autoritetet e shteteve përkatëse prej nga vijnë këta kundërvajtës, përfshirë këtu edhe shtetin e Zvicrës.

Gazetari

Read Previous

Ndahet nga jeta komandanti i UÇK-së

Read Next

A e dini kush është vajza në foto?- Ajo sot është njera prej këngëtareve më të dashura