Nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë marrin rrogë në QKUK pa punuar fare

Hatixhe Latifi-Pupovci, ligjëruese në Fakultetin e Mjekësisë, tash e disa vjet merr pagë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës pa punuar fare. Në disa nga institutet paraklinike, përveç Pupovcit janë të “angazhuar” me letra edhe disa kolegë të tjerë të saj nga Fakulteti, shkruan sot Koha Ditore.

Në listën që e ka Koha Ditore, punonjësit e Fakultetit të Mjekësisë që marrin rrogë nga QKUK-ja dhe që nuk ushtrojnë asnjë aktivitet aty janë: Besa Lumezi, Hasime Qorraj-Bytyqi, Rexhep Hoxha, Violeta Lokaj-Berisha e Shaip Krasniqi (Instituti i Fiziologjisë); Hatixhe Latifi-Pupovci (Alergologjisë); Bajram Nura e Sadi Bexheti (Anatomisë), dhe Ruke Beqiraj (Katedra e Histologjisë).

Listën e përfituesve dhe të vërtetën e pagesës së tyre e ka konfirmuar për gazetën edhe drejtori i Instituteve Paraklinike, Ramadan Sopa.

Pagesa e dyfishtë për punonjësit e Fakultetit të Mjekësisë është bërë e mundur nëpërmjet një memorandumi të vitit 2006. Memorandumi i mirëkuptimit ishte nënshkruar më datën 19 prill të vitit 2006 në mes të tri institucioneve. Palët nënshkruese ishin Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Gazetari

Read Previous

Nëna kapet në kamerë duke braktisur djalin dy-vjeçar

Read Next

Argumentet e Thaçit për kufijtë konsiderohen fyese