Në veri të Mitrovicës, disa serbë rrahin një shqiptar

Disa persona kanë sulmuar një shqiptar në rr. “Koloshini” në veri të Mitrovicës, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmua Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se pas ndihmës së parë që i është dhënë të lënduarit në Mitrovicë, ai është dërguar për trajtim shëndetësor në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka qenë duke lëvizur me biçikletë në drejtim të Suhodollit dhe në afërsi te tre soliterat, një grup prej disa personave e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Njësiti patrullues e ka dërguar viktimën në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë për tretman mjekësore, dhe i njëjti është dërguar për në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i hetimeve dhe i krim teknikës si dhe është konfiskuar mjeti i dyshimte (boks) në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Gazetari

Read Previous

Me veturën zyrtare shëtitet nëpër Fushë Kosovë

Read Next

Ky ilaç i thjeshtë shëron hemorroidet për vetëm 20 minuta!