Në sprova të reja

Poezi nga Esat Vatovci

Në emër të heshtjes
Pranë largësisë
Ndërrojmë mallin
Me hijet e zymtësisë

Në rrugët e largësisë
Kërkojmë sërish pikëllimin
E viteve të harruara
Kur kishim pak shoqëri

Vetmia e gjatë
Prap ndjek udhët tona
Të harruara nga koha e kaluar
Na mbështjellë si mjegull

Trazojmë sërish heshtjen
Në kërkim të rrugëve të reja
Për më shumë sporova në jetë
Kur edhe errësira bëhet dritë

Gazetari

Read Previous

Kurti nuk pranon ta përsëris duar shtrëngimin me Hashim Thaçin

Read Next

Momenti kur 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë