Në ShBA të mërkurën çdo 1 minut ndërroi jetë një person nga koronavirusi

Sipas një raporti të fundit,  në ShBA çdo një minutë një person ndërron jetë si pasojë e COVID-19 , ndërkohë numri total i vdekjeve në vend ka kaluar 150.000, shkruan Dailymail.

Shtetet e Bashkara regjistruan përafërsisht 1.461 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit, që është goditja më e lartë një ditore që nga 27 maji, ku ishin regjistruar 1.484 vdekje.

Vdekjet nga koronavirusi në të gjithë vendin po rriten shumë shpejt, dhe vetëm në 11 ditët e fundit janë shënuar 10.000 raste të reja.

Kalifornia, Florida dhe Texas, tre shtetet më të mëdha në ShBA, janë epiqendrat kryesore të koronavirusit.

Për nga numri i personave të vdekur nga koronavirusi prinë Texasi me 4.300 viktima vetëm gjatë muajtit të fundit, i pasuar nga Florida me 2.900 dhe Kalifornia me 2.700 persona.

Ardian H

Read Previous

Situata në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë

Read Next

A mund të infektohemi përmes ajrit dhe çfarë duhet të ndërmarrim për të qenë të sigurt?