NË SERBI DY VIKTIMA TË REJA PËR 24 ORË

Gjatë natës së kaluar kanë vdekur edhe dy pacientë te të cilët ishte konfirmuar virusi COVID-19, ka kumtuar ministria serbe e shëndetësës. Gjithsej në këtë vend janë 6 persona të cilët e kanë humbur jetën për shkak të këtij virusi.

Siç është kumtuar, bëhet fjalë për K. S. 80 vjeç i cili ishte hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale në Qendrën Klinike të Serbisë në Beograd.

“Ai disa ditët e fundit ishte në respirator. Përndryshe ka qenë i sëmurë nga kardiomiopatia, ka pasur hipertensionin, sëmundjen kronike opstruktive të mushkërive si dhe diabetis melitus”, është kumtuar nga kjo klinikë.

Personi tjetër është një grua P. B. 62 vjeçe e cila ishte hospitalizuar në Qendrën Klinike në Nish.

Edhe ajo ditëve të fundit kishte qenë në respirator. Ajo shëronte hipertensionin arterike dhe diabetisin, si dhe artritisin”, pretendohet në kumtesë të minsitrisë.

Në Serbi janë konfirmuar 384 raste të koronavirusit./Insajderi.com.

Ardiana K

Read Previous

Kusari-Lila: Ndodhi masakra politike, historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë

Read Next

Mustafa reagon për shkarkimin e Hotit nga Kurti