NË SERBI 154 TË ARRESTUAR PËR SHKAK TË MOS RESPEKTIMIT TË MASAVE TË QEVERISË

Ministri serb i brendshëm Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se masat e qeverisë “kryesisht po respektohen”, por se vetëm mbrëmë janë arrestuar 154 persona sepse nuk i kanë respektuar masat e qeverisë.

Ai ka thënë se 66 qytetarë të cilët gjatë natës e kanë kaluar kufirin shtetëror janë vendosur në karantinë në Moraviq.

Stefanoviq nëpërmes të RTS ka kërcënuar se ata të cilët nuk i respektojnë masat e qeverisë, do të kenë “përgjigje serioze dhe të ashpër  të shtetit”.

“Ata janë kryesisht njerëzit të cilët kanë dalë nga shtëpitë e tyre, janë gjetur jashtë vendbanimit të tyre. Nuk ka nevojë. Nëse të gjithë janë të disiplinuar do të kemi situatë tjetër dhe do t’i ofrojmë shans mjekëve të luftojnë për jetët tanë”, ka thënë Stefanoviq.

Të gjithë të punësuarit në MPB, thotë Stefanoviq, janë të angazhuar në kontrollin e njerëzve të cilët kanë ardhur nga bota e jashtme se a janë duke i respektuar masat e izolimit.

“Çdo ditë i kontrollojmë në të gjitha mënyrat, me telefon, me patrulla nëpër rrugë, i thirrim me interfon… Po përpiqemi që të vijëm deri te ata në çdo kohë”, ka thënë Stefanoviq./Insajderi.com.

Ardiana K

Read Previous

BE me mesazh për liderët e partive në Kosovë: Në kohën e krizës së pandemisë kërkohet unitet

Read Next

Pacolli i reagon eurodeputetes gjermane: Po përhapni lajme të rrejshme dhe panik