Në protestën e VV-së edhe muzikë

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, për të shpjeguar rrjedhën e protestës së paralajmëruar për të shtunën më 29 shtator të këtij viti.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sekretarja e përgjithshme Vlora Haxhimehmedi, treguan se protesta do të nis në orën 14:00 dhe pika e grumbullimit do të jetë para Bibliotekës Kombëtare. Protesta do të përfundojë me marsh paqësor e muzikë në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Lideri i VV-së, Albin Kurti ju ka bërë ftesë të gjitha partive, qytetarëve e pjesëtarëve nga shoqëria civile dhe atyre që e duan Republikën të dalin në protesta.

“Protesta po bëhet le të themi me iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, por kjo nuk është protestë e Vetëvendosjes, kjo është protestë e qytetarëve të Republikës së Kosovës për Republikën. Në kushtet kur kemi krizë institucionale, kur qeveria bojkoton Parlamentin sepse bllokon opozitën atëherë rruga e sheshi janë opsion si asnjëherë më parë dhe ajo që është publike është e Republikës, prandaj ne mendojmë se qytetarët duhet ta shprehin pakënaqësinë dhe vullnetin e tyre në shesh të Republikës në protestën e së shtunës më 29 shtator dhe me një protestë masive e paqësore fund e krye ku do të ketë edhe grupe muzikore me që rast përfundimi i protestës do të jetë me muzikë, ne ftojmë të dëshmojmë botës së mbarë dhe sidomos 115 shteteve që na kanë njohur pavarësinë se populli ynë për dalin nga ky president nuk është penduar për pavarësinë e shtetit tonë”, ka thënë ai, transmeton kp.

Kurti ndër tjerash ka thënë se pazaret e presidentit Hashim Thaçi me homologun tij serb Aleksandër Vuçiq për copëtimin e Re0publikës duhet të ndalen, dhe se gjendja socio-ekonomike dhe niveli i korrupsionit kërkojnë edhe legjitimet të ri në Kuvend, përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Vendgrumbullimi është para Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare , pastaj vazhdon marrshi paqësor të poshtë në rrugën ‘Eqrem Qabej’, kthehemi djathtas të Bulevardi ‘Xhorxh Bush’, vazhdojmë te Bulevardi ‘Nëna Terezë’ dhe deri te teatri kombëtarë, sheshi ‘Skënderbe’ dhe sheshi ‘Ibrahim Rugova’. Pra kjo është marshuta jonë për të shtunën e ardhshme, me ç ‘rast i ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim prejardhje, pa dallim moshe gjinie, por edhe pa dallim partie që të bëhen bashkë në këtë protestë, e cila kërkon ndalimin e pazareve Thaçi e Vuqiç, e cila i kundërshton aspiratat e Serbisë në Kosovë dhe që njëkohësisht insiston për legjitimitet të ri përmes zgjedhjeve të reja parlamentare kur gjendja socio-ekonomike është kaq e rëndë ndërsa korrupsioni dhe krimi nuk kanë të ndalur”, ka thënë ai.

I pyetur nga gazetarët nëse VV do të pranonte të bëhet pjesë e një ekipi negociator për dialogun me Serbinë, Kurti tha se dialogu duhet të ndalet kësisoj si është, dhe se shteti i Kosovës së pari të bëjë një liste me krejt borxhet që Serbia ia ka Kosovës, duke i numëruar disa përfshirë të pagjeturit, gratë e vajzat e dhunuara, artefaktet e vjedhura, e shumë e shumë të tjera.

Sekretarja e VV-së Vlora Haxhimehmedi ndërkaq ka treguar se mbi 470 pika të VV-së brenda dhe jashtë Kosovës janë angazhuar për protestën e së shtunës.

“Në kuadër të planifikimit të protestës, sot e kemi mbajtur edhe mbledhjen e jashtëzakonshme me kryetarët dhe sekretarët e qendrave, ku e kemi diskutuar ecurinë e mobilizimit dhe ku jemi dakorduar për çështje logjistike nëpër qendra. Mbi 30 qendra tona në Kosovë dhe mërgatë, përmes 470 pikave që i kemi deri më tash, janë angazhuar në këtë organizim masiv të qytetarëve. Edhe nga takimet dhe tubimet e shumta që po i bëjmë, kemi treguar që vullneti i qytetarëve për të treguar rezistencë e tyre në protestën e 29 shtatorit është jashtëzakonisht e madhe. Gjatë kësaj jave dot ë vazhdojmë me takime e tubime me qytetarë nëpër fshatra dhe lagje të ndryshme, nëpër Kosovë, për t’i informuar për mashtrimet e mëdha që po i bëhen nga vetë pushteti dhe presidenti Thaçi. Kërkesat për takime dhe tubime janë të mëdha, ku po nevojitet edhe një informim i drejtë edhe për demaskim të kësaj Qeverie e vetëm gjatë kësaj jav e kemi planifikuar disa qindra takime me qytetarë e që pa dyshim do të bëjë pjesëmarrjen dhe protestën e së shtunës masive”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Në protestën e 29 shtatorit, ka pasur paralajmërime se do të marrin pjesë edhe mërgata kosovare.

Gazetari

Read Previous

Aksident trafiku në Dumnicë të Vushtrrisë

Read Next

Gjykata Speciale po merret me zbardhjen e vrasjes së Ahmet Krasniqit