Në konferencë për media, Grant Shapps flet për masat e reja të karantinës

Në një deklaratë për media ,Grant Shapps sekretar i transportit , shpreson për shijimin e një vere në natyrë nga korriku dhe tregon masat e karantinës

Shapps thotë se qeveria tani po shikon mënyra krijuese që bizneset të rihapen pësëri në korrik, ai thotë “Unë e di se restorantet dhe baret duan të fillojnë përsëri tregtinë, por qeveria po punon për ta dhe njerëzit që të mund të shijojnë këtë verë në një normalitet, në një mjedis të sigurtë dhe të përgjegjshëm” duke shtuar vetëm nëse kushtet do e lejojnë këtë.

Sekretari i transportit thotë se masat janë vetëm për të kaluar krizën, “por dalin nga rikuperimi më i fortë duke ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si ne përdorim transportin” shtoi ai

Gjatë konerencës Grant Shappss u pyet se si qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të parandalojë që udhëtarët që qëndrojnë në Irlandë të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe të anashkalojnë rregullin 14 ditor për karantinë si dhe për të gjithë hyrësit në vend

Grant Shapps thotë” Irlanda ka një ndali udhëtimi në mënyrë të efektshme, kështu që gjithashtu edhe ata kanë një mënyrë të tillë të karantimit në vend

Ai prani se mund të ndryshojë në të ardhmen kjo masë e karantinës, dhe Mbretëria e Bashkuar do ti mbajë rregullat e saj nën rishikim, por ai gjithashtu shtoi “Për momentin nëse dikush udhëton në Dublin ose Londër, vlen karantina”./vizioni.info

Vizioni Info

Read Previous

“Imuniteti nga koronaviruset mund të zgjasë vetëm 6 muaj”

Read Next

Tri vende të rajonit pa asnjë rast të ri me koronavirus