Në Kaliforni, vetëvrasjet po marrin më shumë jetë se coronavirusi

Doktorët në Kaliforninë Veriore thonë se ka pasur më shumë vdekje nga vetëvrasja sesa nga COVID-19 gjatë krizës pandemike.

“Numrat janë të pashembullt,” thotë doktor Michael DeBoisblanc nga Qendra Mjekësore John Muir në Walnut Creek, California, shkruan Express.co.uk.

Ai foli për ABC News për rritjen e numrit të vdekjeve nga vetëvrasjet, dhe shpjegoi se në katër javët e fundit kanë vrarë veten më shumë se mesatarja e gjithë vitit.

Dr DeBoisblanc tha se ai mendon se autoritetet e Kalifornisë duhet të heqin bllokimin dhe të lejojnë njerëzit të kthehen në aktivitetet e tyre normale, transmeton Telegrafi.

“Personalisht, mendoj se është koha”, tha ai. “Unë mendoj se fillimisht, kjo ishte vendosur në funksion për të rrafshuar kurbën dhe për t’u siguruar që spitalet të kenë burime për t’u kujdesur për pacientët me COVID-19.

“Ne kemi burimet aktuale për ta bërë atë, dhe shëndeti i komunitetit tonë tjetër po vuan”.

Kacey Hansen, një infermiere e qendrës së traumës në Qendrën Mjekësore John Muir, ka shprehur shqetësimin e saj për jo vetëm rritjen e numrit të përpjekjeve të vetëvrasjeve, por edhe kapacitetin e spitalit.

Guvernatori Demokratik Gavin Newsom dha urdhër që vendi i tij të izolohet që nga 19 marsi.

Në një raport të fundit të majit thuhej se në SHBA 75,000 njerëz mund të vdesin jo nga virusi, por ankthi, humbja e vendeve të punës dhe varësia nga alkooli e drogat që lidhen me pandeminë.

Ardian H

Read Previous

Mozzik takohet me vajzën e tij, ndan momente të lumtura me të

Read Next

Kroaci, dita e parë pa asnjë rast të ri me COVID-19