Në Gjilan shtatë shtëpi janë në karantinë dhe 32 qytetarë aktivë me koronavirus

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se shtatë shtëpi në Gjilan janë akoma në karantinë, apo 32 qytetarë aktivë me Covid-19.

Ai ka kërkuar nga të prekurit që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të karantinës, duke mos rrezikuar të dalin deri në konfirmimin e negazitivimit përmes testit.

“Kërkoj që të mos lejojnë thyerjen e rregullave të pandemisë. Çdo dalje nga burimi i katër i infeksionit Gjilanit i shkakton problem sistemore sepse ne kemi qenë para mbylljes së inseksionit disa herë. Thyerja e rregullave ka shkaktuar valën e re të të prekurve”, ka thënë Haziri.

Ai u ka uruar shërim të gjithë të prekurve.

“Ata nuk mund të jenë të stigmatizuar dhe nuk duhet të frikësohen as familja, lagja apo fshati sepse është e menaxhueshme në kuptimin shëndetësorë”, tha ai.

Haziri tha se në tri ditët e fundit janë testuar mbi 100 qytetarë të Gjilanit, të cilët rezultuan negativë me Covid-19, duke shtuar se nga sot fillon testimi i futbollistëve për shkak të përgatitjeve për rifillimin e Superligës së Kosovës.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve të SC Gjilani kanë rezultuar në test negativ, por do t’i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e klubit, sikurse që do të testohen edhe lojtarët e FC Drita. Lojtari që doli pozitiv i FC Drita jeton në Tetovë dhe s’ka pasur kontakte me klubin e as komunën tonë”.

Në fund, Haziri ka kërkuar që të suspendohen masat e kufizimit të qarkullimit të njerëzve.

Ardian H

Read Previous

“Minecraft Dungeon” lansohet gjatë javës së ardhshme, por dallon shumë nga versioni origjinal

Read Next

Profesori ndërkombëtar: Kërcënimi ndaj Kurtit duket qartë se ka shkuar nga segmente afër presidentit