Ndryshohen pikat e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë Hoti

Qeveria e Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e radhës, ku ka ndryshuar pikat e rendit të ditës të cilat kanë qenë të parapara.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, mbledhja do të mbahet në orën 11:00.

Këto do të jenë pikat e rendit të ditës, të cilat i ka siguruar Gazeta Sinjali:

1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për sistemim të përkohshëm to strukturave te ish Ministrisë se Integrimit Evropian (ZKM)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e “Këshillit te Eksperteve për Dialog me Serbinë” (ZKM) 3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për bartjen e funksioneve nga Zyra e Kryeministrit te Institucionet kompetente (ZKM)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ne Prekaz (ZKM)

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimeve to Qeverise Nr. 01\ 04 to datës 22 shtator 2017 dhe Nr. 04/101 te datës 2 maj 2019, për Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror (ZKM)

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit te Ministrave për Ndërmarrje Publike (MEA)

7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komitetit Drejtues te Projektit te Asistencës Teknike- Energjia nga Linjiti (MEA)

8. Shqyrtimi i Propozim_-vendimit për anulimin e vendimeve te Qeverise Nr. 06\06 te datës 10 mars 2020 dhe Nr.02/15 te datës 23 mars 2020, si dhe themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për draftimin e Strategjisë për Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore (MEA)

9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres se Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes se Kredisë në mes të Republikës se Kosovës dhe Bankës Botërore e përfaqësuar nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, për financimin e “Programit-Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit” (ME)

10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit te Ankesave për të Huajt (MPB)

11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit Kombëtar- për Refugjat (MPB)

12. Të ndryshme

Fitore H

Read Previous

Dy mjekë infektohen me koronavirus në Lipjan

Read Next

Cilat maska janë më të mirat kundër COVID-19 dhe cilat s’e parandalojnë fare virusin