Ndodh edhe kjo, komshiu ia vjedh gypin e ujit mërgimtares

“KRU” Prishtina ka publikuar një fotografi ku shihet se si se si një gruaje që jeton jashtë Republikës së Kosovës ia vjedh ujin e pijshëm një konsumatorë i papërgjegjshëm, në afërsi.

Siç njofton kumtesa, konsumatori e largon gypin (13) dhe e vendosë te gypi ( 16 ), në një lagje të Prishtinës.

Njoftimi iplotë:

Prishtinë, 25 qershor – Në këtë fotografi e realizuar nga vendi i ngjarjes shihet qartë, se si një gruaje që jeton jashtë Republikës së Kosovës ia vjedh ujin e pijshëm një konsumatorë i papërgjegjshëm, në afërsi.

Konsumatori i papërgjegjshëm e largon gypin (13) dhe e vendosë te gypi ( 16 ), në një lagje të Prishtinës.

Të nderuar konsumatorë, KRU” Prishtina” nuk do të ndalet me inspektimet dhe kontrollimin e zonave në terren për identifikimin e këtyre papërgjegjësive publike , identifikimin e kyçjeve ilegale dhe çdo vjedhje tjetër e ujit që shkon në dëm të ndërmarrjes dhe konsumatorëve të përgjegjshëm. 

Fitore H

Read Previous

Bakiu: Veprimi i Prokurorit special për Thaçin dhe Veselin është një akt politik dhe i paprecedentë

Read Next

Pensionohen 33 policë, brenda 4 muajve