Ndihmëstrajneri i Barçës në izolim: Koronavirusi po më privon gjithçka që më bën të lumtur

Eder Sarabia po përpiqet ta shohë anën e ndritur të krizës së shkaktuar nga koronavirusi në Spanjë.

Si shumica absolute e qytetarëve spanjollë, edhe ndihmëstrajneri i Barcelonës Sarabia është i ngujuar në shtëpinë e vet, pasi përhapja e Covid-19 dhe numri i të vdekurve si pasojë po rriten dita e ditës në këtë vend, transmeton Gazeta Express.

“Për shumicën e shoqërisë, kjo nënkupton ndryshim planesh dhe qëndrim në shtëpi, i ngujuar, duke qenë në gjendje të dalësh jashtë vetëm për t’i hedhur mbeturinat, për të bërë pazar apo për ta shëtitur qenin”, tha Sarabia.

“Në rastin tim, nuk kam qenë në gjendje të dal me biçikletë, as të jem me njerëzit që i dua dhe kryesisht, as ta shijoj punën time dhe jetën e përditshme e cila është shumë e rëndësishme për mua dhe më bën të lumtur”, shtoi ai.

“Kjo gjendje po ma privon nga bërja e gati të gjitha gjërave që më bëjnë të lumtur”, shpjegoi ai.

“Por kam vendosur të përballem me të me humor, lumturi dhe qëndrim pozitiv sepse e di se e kam rastin të bëj gjëra tjera të cilat janë të rëndësishme po ashtu”, përfundoi ai. 

Ardian H

Read Previous

A po e shqyrton Vetëvendosje ofertën e Qunit?

Read Next

“AS HAKI ABAZI NUK E KA DITË QË U SHKARKU AGIM VELIU”