Ndihmësi i lartë i kryeministrit thyen rregullat e kufizmit ndaj Covid-19

Ndihmësi i lartë i kryeministrit britanik, Dominic Cummings thotë se bëri gjënë e duhur duke udhëtuar 260 milje për të qenë pranë të afërmve gjatë bllokimit të koronavirusit, duke shtuar se atij nuk i intereson se si dukej

Z,Cummings po përballet me thirrje për të dhënë dorëheqje gjatë udhëtimit të cilin e bëri me gruan e tij që kishte simptoma të Covid-19. transmeton vizioni.info

I pyetur nga gazetarët për veprimin e tij të udhëtimit nga Londra në Durham ,ai tha “se sillej në mënyrë të arsyeshme dhe të ligjshme”

Në vazhdim gazetarët e pyetën nëse ai duke mirë, ai shtoi “Kush kujdeset për pamjen e mirë?, është çështje të bësh gjërat e duhura, nuk ka të bëjë me atë se çfarë mendon ti”.

Policia raportoi se Dominic së bashku me gruan e tij morën pjesë në një pronë në Qarkun Durham, por më parë një veprim i tillë u konfirmua ku Z.Cummings ishte parë pranë shtëpisë së prindërve të tij në fillim të prillit.

Komisionieri i policisë dhe krimit në Durham, Steve White tha për Cummings se kishte qenë “më i mençuri”, duke bërë udhëtimin e tj dhe duke pasur parasysh edhe udhëzimet e qeverisë.

Partia Kombëtare Skoceze ka kërkuar që Z.Cummings të shkarkohet nga puna për veprimin e bërë në mos respektimin e kufizimeve ndaj Covid-19./vizioni.info

Vizioni Info

Read Previous

Kosova me raste më të dhunshme gjatë pandemisë

Read Next

Kroacia pa asnjë rast të ri në 24 orët e fundit