Ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me kryetarin e Këshillit Grevist të Minatorëve, Shyqeri Sadiku, në një konferencë për medie, kanë shpalosur detaje të marrëveshjes së Qeverisë me përfaqësuesit e minatorëve të “Trepçës” me të cilën pezullohet greva e tyre.

Ministri Lluka tha se pas grevës 5-ditore të minatorëve të “Trepçës” është arritur marrëveshja për përmbushjen e kërkesave.

“Kemi arritur një marrëveshje me sindikatën e Trepçës. Për 5 dite e kemi pasur një grevë, mirëpo kemi arritur një marrëveshje. Si rezultat, në përfundim kemi gjetur një rrugë për t’i dhënë fund grevës dhe të dialogojmë”, u shpreh kreu i MZhE-së.

“Janë disa benifite të sigurimit shëndetësor, përfshirjen e disa aseteve shtesë si dhe po ashtu kemi krijuar një grup punues që do të trajtojë benefitet sociale. E gjitha kjo e kemi lënë një afat kohor për 90 ditë për të kryer detyrat tona si qeveri”.

Gazetari

Read Previous

Arrihet marrëveshja, Thaçi, Veseli, Haradinaj, Pacolli, Limaj e Gashi bashkë të mërkurën te Mogherini

Read Next

Era, Will Smith dhe Nicky Jam zbulojnë futbollistin e preferuar në këtë Kampionat