Napoli i urdhëron lojtarët të mos largohen nga qyteti

Askush për momentin nuk mund të lërë Napolin për të udhëtuar drejt vendit të tij të origjinës.

Ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur me Juventusin dhe Interin dy klube që kanë lejuar lojtarët e tyre të huaj të largohen drejt vendeve të tyre, nga qyteti i Napolit për momentin nuk do të ikë asnjë futbollist. Urdhri ka qenë i presidentit Aurelio De Laurentiis.

Në pritje për t’u sqaruar çështja se kur klubet do të nisin stërvitjen të gjithë lojtarët e skuadrës së kaltër do të qëndrojnë në Napoli.

Vendimi i klubit është bazuar te fakti se një largim në këtë pikë nga qyteti do t’i detyronte futbollistët të qëndronin 14 ditë në izolim në momentin që do të mbërrinin në vendet e tyre dhe 14 dita të tjera në momentin që do të ktheheshin në Napoli.

28 ditë në karantinë për të gjithë lojtarët e huaj do të prishnin planet e trajnerit Gennaro Gattuso që është në gatishmëri për të rinisur stërvitjen.

0 Reviews

Write a Review

Ardiana K

Read Previous

ARRESTOHEN 10 PERSONA, THYEN RREGULLAT E LËVIZJES NË KOHË PANDEMIE

Read Next

Ideja më e re e FIFA-s, afati kalimtar për futbollistë të zgjatë shtatë muaj