Nagavci flet për koronavirusin në seancën për buxhetin, reagon Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka reaguar nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për rishikimin e buxhetit.

Nagavci në fjalën e saj tha se situata me koronavirusin është alarmante. Ndërsa, Gashi iu drejtua duke i thënë se kjo çështje nuk është në rend të ditës, pavarësisht sa i arsyeshëm dhe emocional mund të jetë.

“Ke komplet jashtë rendit të ditës, ne e kemi rendin e ditës se çfarë do të diskutojmë. Sado që mund të jetë i arsyeshëm dhe emocional, është komplet jashtë rendit të ditës dhe nuk mund ta mbajë atë diskutim”, tha Gashi.

Ndërsa, Gashi kërkoi që të respektohet rendi i ditës.

Fitore H

Read Previous

Bajrami heq dilemat: Pas rishikimit të buxhetit, do ekzekutohen pagat e 170 eurosh dhe mbulimi i 50% të qirasë

Read Next

Një ditë para festës së Bajramit, kryeministri Hoti viziton Bashkësinë Islame