Mustedanagiç: Këta dy futbollistë e refuzuan Shqipërinë

Shqipëria përballet me refuzime të fëmijëve të emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme.
Një punë në themel, për të zgjedhur më të mirët dhe për të minimizuar gabimet.

Trajneri i përfaqësueses së 17-vjeçarëve të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç do të nisë seleksionimet, për një grumbullim që përfshin afro 50 futbollistë të grupmoshës 15-vjeç, për të vijuar më pas me ata të moshës 16 vjeç.

Do të zhvillojmë një grumbullim për dhjetë ditë me dy breza të ndryshëm, ditëlindjen 2003 dhe 2002. Pesëditëshi i parë do të jetë grumbullimi me 15-vjeçarët, ku nga 24 lojtarë, 15 luajnë jashtë vendit. Jemi në fazë seleksionimesh dhe në datën 24 qershor do të afrohen edhe 24 lojtarë të tjerë që janë pjesë e kampionatit shqiptar, për të zhvilluar ndeshje ndërmjet njëri-tjetrit.

Do të vëzhgojmë mbi 40 lojtarë dhe pesë portierë, është një seleksionim nga themelet, për të mënjanuar gabimet dhe që në kombëtare të jenë më të mirët. Po në datën 24 do të nisim grumbullimin e ekipit të 16-vjeçarëve, me të cilët do të kemi dy miqësore me një rival mjaft të fort si Bosnje Hercegovina në datat 27 dhe 29 qershor. Në këtë periudhë kohe do të analizojmë edhe kundërshtarin e parë të kualifikueseve, Norvegjinë përballë të cilëve do të luajmë në tetor.

Sa herë që ndryshohen brezat e ekipeve përfaqësuese të moshave, Shqipëria përballet me refuzime të fëmijëve të emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme. Trajneri Mustedanagiç foli për një tjetër rast, me dy lojtarë të Panathinaikosit, transmeton “SS”.

Më vjen keq dy lojtarë të Panathinaokosit nuk janë pjesë e përfaqësueses. Çavo ka vendosur të luajë për Greqinë, vend ku edhe ka lindur, ndërsa Muka është ende i pavendosur. Federata ka punuar shumë që këta lojtarë t’i bashkohen Shqipërisë, kemi kontaktuar thuajse përditë me djemtë dhe prindërit e tyre, por vetë Çavo së bashku me familjen ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë. Përsa i takon Mukës po vazhdojmë punën dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ai t’i bashkohet Kombëtares. E rëndësishme është që të vijë në grumbullimin e parë, aty do të shohë si punojmë ne, si jemi të organizuar dhe do të bindet nga profesionalizmi ynë. Megjithatë, mendoj se pavarësisht tyre do të formojmë një kombëtare mjaft të fortë që do të na përfaqësojë denjësisht.

Gazetari

Read Previous

Pacolli merr mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave

Read Next

Kjo do të jetë paga e Haradinajt, zv/kryeministrave, ministrave e deri te shoferët