Mustafa tregon se pse Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin me Vuçiqin në Washington

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se partia e tij beson fuqishëm në SHBA-të dhe se në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë kryeministri në Washington apo jo.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se për në Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.

“Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit. Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale”, ka shkruar Mustafa.

Ai shtoi se nuk ka të bëj as me Hotin dhe as me Thaçin, por me shtetin e Kosovës.

“Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale. Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashkë të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje”, ka shkruar Mustafa.

Pak minuta më parë, edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Washington

Fitore H

Read Previous

Çfarë i pason aktakuzat kundër Thaçit dhe Veselit?

Read Next

Shtyhet seanca për dialogun