Mustafa – Kurtit: Hiqe taksën, anuloje vendimin për Veliun, kërkoji falje LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në Facebook për bisedën që ka bërë para katër ditësh me kryeministrin Albin Kurti në praninë e Vjosa Osmanit dhe Avdullah Hotit.

Mustafa ka thënë se në adresimin që ia ka bërë kryeministrit i ka kërkuar ta heqë tarifën dhe të mos rrezikojë partneritetin me ShBA-në në të kundërtën do të dalin nga koalicioni.

“Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët.
Nese vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor. Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell.” ka shkruar Mustafa.

Mustafa ka deklaruar se pret që Albin Kurti të heqë tarifën dhe të kthejë Agim Veliun në postin e ministrit të Brendshëm.


“Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së ti kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët.
Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë”, ka shkruar Mustafa./GazetaExpress/

Ardiana K

Read Previous

VUÇIQ: TË PREMTEN PREJ ORËS 8 I MBYLLIM TË GJITHA KUFIJTË, PREJ ORËS 12 NDALOHET TRAFIKU NDËRURBAN

Read Next

Mustafa deputetëve të tij që dolën kundër rrëzimit të Qeverisë: Çfarë tjetër duhej të bëja kur Kurti na poshtëroi kaq keq