Mustafa flet për takimin në Washington: Kemi rrethana krejtësisht tjera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kryemnistri, Avdullah Hoti do ta vlerësoj vetë çështjen e përfaqësimit të Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Unë nuk mund të jap përgjigje, kryeministri do ta vlerësojë vetë sepse tani kemi një situatë të re. Për Washington nuk e di, sepse kemi rrethana krejtësisht tjera”, deklaroi Mustafa për media pas mbledhjes së kryesisë.

Presidenca ka njoftuar sot se presidenti Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës, ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishte ftuar të merrte pjesë në kaudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ardian H

Read Previous

Majlinda Zeka thekson linjat në fustanin e ngushtë

Read Next

Spacialja tregon se kur mund të konfirmohet aktakuza kundër Thaçit e Veselit