Musliu- Shoshi: Sot mësohet nëse do të kalojë propozimi im, për t’i ndihmuar gratë që lindin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se sot mësohet a do të kalojë propozimi i saj që tu ndihmohet grave që lindin në spitalet publike, me një pako në shumën prej 50 euro.

“Vendimi nuk varet vetëm nga unë, por nga të gjithe deputetet dhe deputetët e Kosovës. Të presim e të shohim deri tek shqyrtimi i propozimit në séance”, ka shkruar mes tjera ajo.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Sot do të votohet rishikimi i Projektligjin nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Pra, përfundimisht do të dihet se a do të kalojë propozimi im që t’u ndihmohet grave që lindin në spitalet publike të Kosovës me një pako në shumën prej 50 euro, me produkte të cilat janë esenciale për foshnjat e sapolindura.

Vendimi nuk varet vetëm nga unë, por nga të gjithe deputetet dhe deputetët e Kosovës. Të presim e të shohim deri tek shqyrtimi i propozimit në seancë.

Unë besoj në vullnetin e mirë të gjithë deputetëve!

Fitore H

Read Previous

Orlando në aksion, ia përmend menjëherë vizat ambasadorit të ri gjerman në Prishtinë

Read Next

Vuçiq thotë se është befasuar shumë nga deklarata e Avdullah Hotit