Mund të anulohet edhe Festivali i Filmit në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë mund të anulohet për shkak të pandemisë së coronavirusit – bën të ditur faqja Screenrant.

Edhe pse ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht, burimet pohojnë se është vetëm çështje kohe kur do të publikohet njoftimi.

Festivali i njohur ndërkombëtar i filmit mbahet çdo vit në Kanë të Francës. Këtë vit është caktuar të fillojë më 14 maj dhe do të përfundojë më 20 maj (në rast se nuk anulohet).

Për dallim nga shumë festivale tjera të rëndësishme, Festivali i Kanës është i rezervuar vetëm për industrinë filmike dhe biletat nuk shiten për publikun e gjerë.

Organizatorët i ndajnë biletat për regjisorët, producentët, aktorët, publicistët, shpërndarësit dhe gazetarët. /Telegrafi/

Ardiana K

Read Previous

Në ShBA fillon të testohet në njerëz vaksina kundër koronavirusit

Read Next

Shërohet plotësisht pacientja e parë me koronavirus në Maqedoni