MSh sqaron: Testi i COVID-19 për hyrje në Kosovë nuk është obligativ

Ministria e Shëndetësisë njofton se lidhur me vendimin e aprovuar dje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht pikën 8 të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02708 (datë 23.06.2020), ku thuhet që “të gjithë udhëtarët që hyjnë ne Republikën e Kosovës rekomandohen të kenë testin RT -PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë” Ministria e Shëndetësisë dëshiron të jap këtë shpjegim:

Sipas MSh-së rekomandimi nuk do të thotë që secili udhëtar që hyn në Republikën e Kosovës, sipas vendimit të lartpërmendur obligohet ta ketë testin RT-PCR negativ, por është vetëm rekomandim që i ndihmon qytetarët që të kenë më shumë informacione dhe siguri rreth statusit të tyre shëndetësor në raport me Covid-19.

Pra, testi nuk është i obliguar, ndërsa mbetet në vullnetin e secilit që hyn në Kosovë nëse dëshiron që ta bëjë një test të tillë apo jo në vendin prej nga vjen në Kosovë.

Ndërsa, a u kërkohet atyre që kur të kthehen në vendet prej nga vijnë që ta kenë testin për Covid-19 apo jo, për këtë çështja qytetarët duhet të pyesin në vendet prej nga vijnë para se të udhëtojnë për në Kosovë, në mënyrë që të sigurohen që nuk do të kenë probleme me rastin e kthimit në vendet ku punojnë apo jetojnë.

IKSHPK, tash për tash, u bën teste për Covid-19 (RT-PCR) personave që udhëtojnë jashtë Kosovës për trajtim mjekësor dhe shoqëruesve të tyre.

Ardian H

Read Previous

OAK falënderon MBPZHR për zgjidhjen e një problemi, kërkon zgjidhjen e të tjerave

Read Next

Ramush Haradinaj reagon pas lajmit nga Haga: Besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçit e Kryetarit Veseli


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0