MSH ka një lajm të mirë për specializantët volunter

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është realizuar pagesa prej 300 eurove për muajin maj për specializantët volunter.

“Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Pakoja fiskale emergjente) Ministria e Shëndetësisë ka kryer pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve volunter, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

“Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personalit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19”, ka deklaruar MSH. 

Fitore H

Read Previous

HANDIKOS nis shpërndarjen edhe të 290 pakove ushqimore për familjet në nevojë të personave me aftësi të kufizuara

Read Next

Pas 15 ditësh paraqiten raste të reja me COVID-19 në komunat me shumicë serbe